Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Ava Max, dha një intervistë për revistën prestigjioze, “Maxim”. Në intervistën e saj, këngëtarja shqiptare foli për projektetet e saj muzikore, por edhe për jetën e saj personale. Ava zbuloi se albumi i saj i dytë do të lançohet në janar, dhe titullohet “Diamond & Dancefloors”.

“Një ndarje shumë e keqe ndryshoi perceptimin tim për gjithçka, mënyrën se si e shikoj jetën, mënyrën se si shkruaj muzikë, mënyrën se si ndihem për flokët e mi, gjithçka që është e rëndësishme për mua. Patjetër që ndarja më ndryshoi, kjo është arsyeja pse kam shkruar shumë lloje të ndryshme tekstesh që nuk i kam shkruar kurrë më parë. Çdo këngë është shumë emocionuese dhe gjithashtu të bën të duash të kërcesh në të njëjtën kohë”– tha Ava Max për revistën.

Kënga e saj më e fundit, “Million Dollar Baby”, është një këngë shëruese, një këngë që lajmëron një Ava Max të re dhe “të shëruar.” “Ka të bëjë me mua dhe ideja që të ndihmoj veten dhe të mos mbështetem te dikush tjetër për të zgjidhur problemet e mia dhe të jem drita ime në errësirë. Kështu që ai, për mua, ndihet si projekti i parë nga Diamonds & Dancefloors”, tha ajo për këngën, duke e krahasuar atë me “Maybe You’re the Problem”, e cila u lançua pranverën e kaluar.

“Kjo është një pjesë e madhe e albumit. Ndjehem sikur isha ende duke kaluar në atë që jam duke kaluar tani për këtë album. Ishte për djalin që më theu zemrën”– shtoi ajo. “Maybe You’re the Problem” tregon një djalë që e mban të dashurën e tij të hamendësojë se çfarë po bën gabim në marrëdhënien e tyre. Edhe pse nuk është etiketuar në mënyrë konkrete, projekti është një pjesë shoqëruese e “Sweet but Psycho”, këngës që e bëri të famshme Ava Max në vitin 2018.

“Ka të bëjë me idenë se si burrat mund t’i nxisin gratë që të mendojnë se janë të çmendura dhe psikopate kur në realitet ato thjesht po shprehin emocionet e tyre. Mendoj se shumë gra ndihen kështu, edhe burrat, por kryesisht gratë. Njerëzit e pëlqyen sepse ishte qesharake, por gjithashtu ata e kuptuan mesazhin pas saj. Dhe ata disi mësuan përmes asaj kënge, ‘Hej, nuk mund ta quash thjesht një vajzë psikopatë”, tha ajo për suksesin e këngës së saj.

Ava i bashkohet listës së yjeve shqiptare që është në kopertinën e kësaj reviste prestigjioze, duke përfshirë Dua Lipën, Rita Orën dhe Bebe Rexhën. “Ato janë të gjitha kaq të talentuara por unë mund të flas vetëm për veten time. Duke parë prindërit e mi duke luftuar më bëri të mendoj, “si e bënë prindërit e mi?” Nuk kam marrë kurrë jo për një përgjigje. Kjo është e vetmja zgjedhje. Nuk kisha një plan B”, tha Ava Max.

Intervista e plotë e Ava Max për revistën “Maxim”