Këngëtarja dhe aktorja e njohur Ryva Kajtazi ka ndarë me publikun shqiptar për momentin më të vështirë që ka kaluar në jetën e saj.

Ajo ka treguar se ka bërë dy aborte spontane, të pasuara nga shtatëzani jo të lehta më vonë. Ryva i kujton këto momente si më të vështirat e jetës së saj.

E ftuar në emisionin “Rudina”, ajo tregoi se është një femër e fortë që i ka kaluar tashmë këto momente, edhe falë familjes së saj që e ka ndihmuar duke u kujdesur për të.

“Normalisht është traumë ajo që një nënë që pret fëmijën e vet, sigurisht është dhimbje e madhe por shyqyr Zotit kam dy fëmijë dhe është arritja më e madhe në jetë për mua. Aborti që ndjeva dhimbjen më të madhe ka qenë para vajzës sepse isha në muajin e katërt të shtatzënisë, mësova gjininë dhe ishim shumë të lumtur.

Përpos kësaj kishim vite që donim të kishim një fëmijë dhe s’po ia dilja dot. Shtatzënitë i kisha jashtëzakonisht shumë të vështira, të rënda dhe nëse nuk je një femër e fortë e me disiplinë të madhe, në rastin tim nuk do e kishim çuar deri në fund.

Me përkrahjen e familjarëve që më kanë ndenjur te koka non stop sepse isha e shtrirë, 5-6 muaj s’kam lëvizur fare, në regjim shtrati dhe ia dola, më bekoi Zoti me Dorelën”- tha ajo.