Kaltrina Osmanaj është një ndër këngëtaret e reja që po korr sukses në tregun muzikor. E njohur si Kaltri, ajo ka një histori shumë të dhimbshme të jetës, të cilën e ka ndarë në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”.

Kaltrina ka treguar se serbët i kanë vrarë babain muzikant kur ishte 4 vjeç dhe tani do ta çoj ëndrrën e tij deri në fund.

“Unë jam shuëm e lumtur që sot e kam rastin dhe mundësinë me vazhdu ëndrrën e babit tim. Ai ka qenë një pasionant shumë i madh ndaj muzikës. Unë do të isha shumë e lumtur nëse do të arrija ta bëja krenar atë një ditë. Unë e dua muzikën, por babai është edhe një arsye më shumë që mos ta lë muzikën në gjysme. Edhe kur dua ta lë nuk mundem. Ndodh shpesh se nuk është e lehtë, ke të bësh me shumë njerëz, situata të ndryshme, por prap se prap e gjej rrugën”, rrëfeu ajo.

Më tej, Kaltrina foli dhe për këngën e saj më të re me titull “U djega”, për të cilën ka bashkëpunuar me Bardhin. “Jam shumë e kënaqur nuk e kam besuar që do të dalë kaq mirë. Bashkëpunëtorët e mi janë profesionista”, tha artistja.