Këngëtarja shqiptare Inida Gjata, e njohur nga të gjithë shqiptarët si Zhaku është bërë nënë për herë të parë.
Artistja ka sjellë në jetë një djalë! Ka qenë vetë Zhaku ajo e cila ka treguar për të gjithë fansat e saj lajmin e ëmbël.
Ajo ka shpërndarë një foto me të birin, por ka vendosur të mos shkruajë asgjë krahas fotos. Shumë prej personazheve të njohur shqiptarë,si Olti Curri, Xhemi Shehu, Aulona Musta, Kelvi Kadilli etj e kanë uruar këngëtaren për këtë gëzim në jetën e saj.
Sakaq, duke qenë se Zhaku nuk ka treguar asnjë detaj rreth lindjes se kur e ka sjellë në jetë të birin, mister mbetet ende edhe emri i tij.
Më parë, në një intervistë televizive, Zhaku është shprehur se kishte rënë dakord me partnerin që djalit do t’ia vendosnin emrin Amon. Gjithsesi, mbetet ende për t’u konfirmuar nga këngëtarja se si e kanë quajtur të voglin.
Zhaku prej disa vitesh tashmë jeton me partnerin e saj Christian Kreuz në Gjermani.
View this post on Instagram