Këngëtarja e njohur shqiptare, Eranda Libohova, ka qenë e ftuar në emisionin “Fol me Mua” në Fax News. Eranda ka folur për jetesën e saj tashmë në një fshat të Shqipërisë, në Hamallaj, dhe ka zbuluar edhe detaje lidhur me jetën e saj private.

“Shpesh më pyesin pse nuk je martuar, pse nuk martohesh. Fakti që nuk martohesh, nuk do të thotë se unë jam më pak e lumtur se një që është e martuar.

Jo se nuk e dua martesën, se unë vij nga një familje tradicionale, por që kështu ka ndodhur. Kanë ardhur kohëra të tjera.

Jam shumë e lumtur kështu, nuk është se më mungon dashuria. Ndjehem e përmbushur dhe shumë mirë në të gjithë qenien time.

Unë kam qenë në çift dhe nuk jam ndjerë e robëruar. Në momentin që kam ndjerë presion për dicka që nuk më bën të ndihem vetvetja, jam munduar të largohem”– u shpreh Eranda.