Kjo e shtunë do të karakterizohet përgjithësisht nga një mot i alternuar me kthjellime dhe vranësira.

Këto të fundit do të jenë më të dukshme dhe do të shfaqen kryesisht në zonat malore të vendit.

Temperaturat e ajrit pritet të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 25°C.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 30 km/h kryesisht nga drejtimi Jugperëndimor duke shkaktuar dallgëzim mbi 2 ballë.