Edhe pse është një nga stinët më të preferuara, sezoni veror përveç pushimeve dhe plazhit, shoqërohet edhe me një sërë virozash. Fëmijë e të rritur kanë shqetësime nga alergji të ndryshme, luhatje temperature apo dhimbje fyti.

Nëse shqetësimi juaj i vetëm në këtë sezon veror është vetëm dhimbja e fytit, atëherë kini parasysh këshillat e një mjekeje të huaj, Maria Marzella Mantione.

Sipas saj, në rast të dhimbjes së fytit, nuk duhet kurrsesi të konsumoni ushqime të forta, pasi mund të irritojnë më tepër dhimbjen. Duhet të konsumoni vetëm ushqimet e buta, të gjitha llojet e supave dhe shumë lëngje.

Gjithashtu, mjekja e huaj këshillon konsumimin e mjaltit në mëngjes dhe në darkë si edhe të shmangen ambientet ku pihet duhan.

Sipas saj, edhe toni i zërit ka të bëjë shumë në irritimin ose jo të fytit. Nëse flasim shumë dhe me zë të lartë, rrezikojmë që dhimbja të përkeqësohet. Për këtë arsye, duhet pasur kujdes edhe me tonin e zërit.