Gjërat që ndihmojnë në parandalimin dhe trajtimin e dhimbjeve të kokës dhe sulmeve të migrenës, janë dietat e shendetshme.

Ndryshimet në zakonet e të ngrënit, të tilla si kufizimi i kripës dhe ushqimeve me shumë yndyrë ose një dietë me indeks të ulët glicemik, gjithashtu ndihmojnë. Produkte me drithëra integrale (bukë, drithëra, makarona)

Nëse jeni duke ndjekur një dietë me pak karbohidrate, kini kujdes: Karbohidratet e ulëta në fakt mund të shkaktojnë dhimbje koke.

Kjo ndodh pasi rezervat e glikogjenit të trupit, të cilat janë burimi kryesor i energjisë për trurin, janë varfëruar. Kjo gjithashtu shkakton një rritje të humbjes së lëngjeve nga trupi, gjë që mund të shkaktojë dehidrim.

Duke reduktuar energjinë në tru dhe duke shkaktuar dehidrim, një dietë me pak karbohidrate mund të shkaktojë dhimbje koke. Pra, preferoni karbohidratet e shëndetshme, të tilla si ato që gjenden në bukë me drithëra, tërshërë, fruta ose kos.