Molla është një prej frutave më të shijshme dhe është vërtetuar shkencërisht se lëvorja e saj, përmban më shumë vitamina se frutat e tjera. Pikërisht për këtë arsye, rekomandohet nga mjekët dhe dietologët që molla të mos qërohet, por të hahet me gjithë lëkurë.

Pjesa më e madhe e fibrave është në lëvore –Një mollë e mesme përmban 4.4 gram fibra. Pa lëvoren mbeten vetëm 2.1 gram, që nuk mjafton për ta quajtur mollën “burim të mirë fibrash”.

Është plot me vitamina – Një mollë me lëkurë ka 8.4 miligramë vitaminë C dhe 98 njësi ndërkombëtare (IU) vitaminë A. Pa lëvoren, mbeten vetëm 6,4 miligramë vitaminë C dhe 61 IU vitaminë A.

Lehtëson problemet e frymëmarrjes – Por vetëm nëse e hani me lëkurë. Një përbërës që ndikon në frymëmarrje quhet quercetin dhe gjendet kryesisht në lëkurën e mollëve. Një studim zbuloi se njerëzit që hanin pesë ose më shumë mollë në javë kishin funksion më të mirë të mushkërive falë efektit të kuercetinës.

Quercetina gjithashtu ndikon në kujtesën – Një studim i kryer gati dy dekada më parë tregoi se si antioksidanti lufton dëmtimin e indeve të trurit që lidhen me sëmundjen e Alzheimerit dhe probleme të tjera degjenerative.

Ruan një figurë të hollë – Acidi ursolik (një përbërës në lëvoren e mollës) ndihmon në ndërtimin e muskujve dhe djegien e kalorive. Një mollë me lëkurë në ditë redukton rrezikun e obezitetit.