Keni lëkurë të yndyrshme, por nuk e dini se përse? Keni dëgjuar më parë për sebumin?

Sebumi është një substancë vajore që prodhohet nga gjendrat dhjamore që gjenden në dermë. Funksioni i kësaj substance është të zbusë lëkurën, për të krijuar kështu një shtresë mbrojtëse kundër agjentëve të jashtëm.

Por në momentin që kjo substancë prodhohet me tepri, atëherë mund të flasim për një lëkurë të yndrshme, me pore të hapura e të zgjeruara, pika të zeza në fytyrë, si dhe puçra e akne.

Kjo substancë e quajtur sebum prodhohet me tepri për shkak të disa faktorëve, duke nisur nga ata gjenetikë, që lidhen me familjen, te faktorët hormonalë, stresi, make up-i i papërshtatshëm dhe ushqimi jo i shëndetshëm.

Mundohuni mos të përdorni shumë make up, ose njohur ndryshe si produkte për fytyrën, pasi kjo mund të thajë lëkurën dhe të sjellë mbiprodhim të sebumit. Gjithashtu, edhe ushqimi jo i shëndetshëm, si ato që përmbajnë shumë yndyrë, por edhe alkooli i tepërt, duke sjellë vështirësi në tretje.

Edhe stresi i tepërt te njeriu mund të shkaktojë mbiprodhim të substancës së sebumit në trup.