Edhe pse Big Brother VIP mbylli edicionin e tij të dytë të shtunën e kaluar, banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri vijojnë të mbeten ende personazhet më të komentuar në median rozë.

Një ndër to është edhe këngëtari Luiz Ejlli, i cili u shpall edhe fitues i këtij edicioni. Së fundmi, përmes një postimi në rrjete sociale, Luizi ka falenderuar të gjithë ndjekësit e tij.

“U bëra me Instagram. Si ju kam o çapaçula? Mu deshën tre ditë për të marrë veten para se me bo këtë video. Iu kërkoj falje që nuk iu kam falenderuar një nga një secilit. Shpresoj që me këtë video ta justifikoj veten sado pak sepse me sa pashë nuk e di çfarë keni parë tek unë që më keni vlerësuar kaq shumë jam mirënjohës gjithë jetën.

Ju keni ndryshuar jetën time, uroj tua shpërblej me ato që do të bëj me karrierën time, me jetën time dhe me ëndrrën time në muzikë dhe të jem sa më pranë jush.

Faleminderit me gjithë shpirt jeni të jashtëzakonshëm, nuk gjej fjalë me përshkruar atë që keni bërë për mua gjatë kësaj periudhe. Uroj mos t’iu zhgënjej, iu përqafoj të gjithëve”- thotë Luizi në videon e publikuar në Instagram.