Na ndodh shpesh të dalim me miqtë tanë e ta teprojmë pak me pijen… ose shumë. Për momentin nuk e kuptoni, por një ditë më pas ndiheni shumë keq. Gjithsesi, mos u shqetësoni. Ne po ju japim disa këshilla të vlefshme se çfarë duhet të bëni për ta marrë veten shpejt, edhe kur e teproni me pijen.

Mundohu të konsumoni shumë vitamina B- Duke qenë se alkooli ‘ju vjedh’ të gjithë këtë vitaminë nga trupi juaj, kjo ju bën të ndiheni keq një ditë më pas. Kështu që, përpara se të pini, merrni 50 miligramë vitaminë B dhe një tjetër sasi të tillë gjatë kohës që pini. Ditën tjetër do të ndiheni dukshëm më mirë.

Hiqni dorë nga pijet me ngjyrë- E kuptojmë që doni të pini, por pijet me ngjyrë si uiski apo rumi kanë në përbërje më shumë substanca që ju shkaktojnë dhimbje koke sesa pijet e bardha si vodka apo xhini.

Konsumoni ujë kokosi – Një filxhan nga ky lëng mund t’ju ndihmojë të shmangni ato dhimbjet e tmerrshme të stomakut. Shoqërojeni edhe me 2-3 litra ujë të thjeshtë gjatë gjithë ditës për t’u pastruar.

Konsumoni një banane – Bananet janë të pasura me kalium dhe do t’ju zëvendësojë mineralet dhe elektrolitet që humb trupi kur pini. Zakonisht, në ditën pas ju nuk doni të hani asgjë, kështu që këshillohet ta bëni edhe si një miks, me banane dhe mjaltë.

Mundohuni të djersitni – 1/3 e helmeve të trupit çlirohet përmes lëkurës.  Bëni një dush të ngrohtë në mënyrë që edhe të djersisni, për të nxjerrë këto helme. Nëse përdorni vaskën, mundohuni të hidhni edhe disa kripëra që do t’ju ndihmojnë të nxirrni helmet.

Konsumoni lëng domateje – Ky lloj lëngu është i pasur në vitamina, enzima dhe minerale që i humbim kur pimë. Kështu që pini lëng domateje një ditë më pas dhe do të ndiheni më mirë.