Telefonat e rinj të Apple, Iphone, sa po vijnë e po e përmirësojnë baterinë, por sërish ka nga ata konsumatorë që ankohen për jetëgjatësinë e saj.

Por Apple ka ardhur së fundmi me rekomandime për ta përmirësuar këtë problem dhe zgjidhjen e gjeni në rreshtat më poshtë.

Sipas Apple, në momentin që telefoni ynë është 100% i karikuar, nuk është mirë që të vazhdojmë e ta mbajmë sërish në karikim, por duhet ta heqim. Kjo ndodh kryesisht gjatë natës.

Gjithashtu, duhen përdorur produktet e çertifikuara të Apple, pra karikuesit, që janë një faktor kyç në jetëgjatësinë e baterisë.

Aktivizoni në Iphone-n tuaj “Optimize Charger”, që do t’ju ndihmojë në jetëgjatësinë e baterisë.