Në përgjithësi, shumica e njerëzve nuk kujdesen aq shumë për shëndetin, duke anashkaluar vizitat rutinë te mjeku. Për rrjedhojë, në një moshë të caktuar kanë probleme të ndryshme.

Një nga organet më të prekura është mëlçia, që duhet theksuar që është një nga organet më të rëndësishëm pasi detoksifikon trupin dhe ruan lëndët ushqyese të sjella nga tretja.

Por si mund të kujdesemi në kushte shtëpie që këtë organ kaq të rëndësishëm ta mbajmë të shëndetshëm?

Duhet të keni parasysh një listë ushqimesh që duhet të hani për të mbajtur mëlçinë sa më të shëndetshme. Një nga këto është avokado, që nxit më së miri rigjenerimin e mëlçisë. Gjithashtu, edhe molla është një frut që ndihmon në procesin e pastrimit të këtij organi si dhe e ndihmojnë të shpërbëjë yndyrën, falë vitaminave C dhe antioksidantëve që molla përmban si edhe karbohidrateve vegjetale që përmbajnë.

Gjithashtu, konsumi i perimeve si domatja, brokoli, karrotat, spinaqi e panxhari ndihmojnë në funksionimin e mirë të mëlçisë. Kryesisht brokoli, që sipas edhe studimeve, ngrënia e tij ndikon në zvogëlimin e rrezikut të kancerit të mëlçisë.