Zakonisht nuk na pëlqen shumë të shkojmë te mjeku për të kryer vizitat tona rutinë. Por sa herë shohim që diçka nuk shkon me ne, vrapojmë për të gjetur se nga çfarë mund të vuajmë. Kur nuk ndihemi mirë, është vetë trupi ynë që na dërgon shenja, të cilat nuk duhet të neglizhojmë.

Sipas asaj që thonë ekspertët, vendi më i zakonshëm ku sëmundja “godet” janë thonjtë, duke na treguar se diçka nuk shkon në trupin tonë. Aty shfaqen edhe ndryshimet e para.

Por jo gjithmonë, ndryshimi që mund të pësojnë thonjtë tanë nënkuptojnë se ne jemi të sëmurë. Shumë herë, kjo tregon edhe mungesën e hekurit në trupin tonë.

Nëse keni gropa te thonjtë tuaj, kjo është një nga shenjat kryesore që kanë të sëmurët me artrit psoriatik. Vlerësohet se 3 nga 4 të sëmurë kanë këto shenja te thonjtë e tyre.

Për të pasur një shëndet të mirë dhe pa probleme, kryeni menjëherë vizitat tuaja te mjeku dhe mbani nën kontroll gjendjen tuaj shëndetësore.