Portieri i Chelsea-t, Kepa Arrizanbalaga, ka lajmëruar fejesën e tij me Andrea Martinez. Lidhja e çiftit ka filluar shtatë muaj më parë, por besohet se marrëdhënia e tyre ka nisur në mënyrë sekrete shumë javë më parë.
Tani, dy të dashuruarit kanë vendosur të martohen pasi Andrea, 29 vjeç, ka pranuar propozimin e Kepa-s.
Dyshja spanjolle e ka ndarë lajmin e bukur në Instagram, duke postuar një fotografi të kapur përdore me unazën në dukje.
“Ajo tha po”, ka qenë komenti i 27-vjeçari Kepa. Një koment që është pasuar nga urimet e shokëve e skuadrës të portierit.
Andrea është spallur Miss Universe Spain 2020, por nuk ka arritur ta fitojë çmimin e madh vitin pasues. Modelja është gjithashtu një ish-basketbolliste dhe ka një diplomë për Biznes dhe Menaxhim.
Ajo ka shkruar gjithashtu një mesazh prekës publik duke i shprehur dashurinë dhe mbështetjen e saj Kepa-s pasi ai gaboi penalltinë vendimtare në finalen kundër Liverpool-it në Kupën e Ligës shkurtin e kaluar.