Për momentin, “Kepi i Tundimeve” është kthyer në një nga programet më të komentuara të sezonit.

Në këtë program marrin pjesë 10 konkurrentë, të cilët janë të vendosur në dy vila dhe zbatojnë rregullat e vendosura nga produksioni.

Disa prej tyre janë edhe emra të njohur për publikun shqiptar, si Efi, Atdhe Xheravina e Fatjon Kuqari, të cilët më parë kanë qenë pjesë e programit për të rinj, “Përputhen”.

“Kepi i Tundimeve” ka nisur prej dy javësh, teksa në dy seritë e para ka pasur momente të nxehta dhe flirtime. Sakaq, të gjithë ndjekësit e programit janë kuriozë se kur do të ketë puthje mes konkurentëve.

Kësaj pyetje i ka dhënë përgjigje vetë autorja e programit, Olsa Muhameti, e cila në një intervistë virtuale me ndjekësit e saj ka vendosur të tregojë disa detaje më tej rreth programit.

“Gjatë javës së katërt do të shikoni puthje” – thotë Olsa Muhameti, ndërsa shton se ajo nuk e priste që puthja të vinte në këtë seri.

Gjithçka mbetet për t’u zbuluar pas një jave, se kush “çift” është krijuar i pari në këtë program.