Me zhvillimin e ndeshjeve të radhës, fundjavën e kaluar, ka njëfarë “revizionimi” edhe të renditjes së golashënuesve më të mirë në kampionatet europiane të futbollit. Sikurse e dini, një gol në 5 ligat më të mira të kontinentit vlen 2 pikë në këtë përllogaritje të “Këpucës së Artë”, ndërsa në ato të dorës së dytë 1.5 pikë. Vijon të kryesojë, pa u tundur fare, Robert Lewandowski, i ndjekur nga Cristiano Ronaldo. Ndërkohë, Leo Messi duket disi i zhbilancuar nga pjesa kryesore e klasifikimit aktual. Të gjithë janë në kërkim të kurorës së Ciro Immobile, fitues i edicionit të fundit.
Ja renditja aktuale
LOJTARI | SKUADRA | KOEF. | GOLA | PIKË |
Lewandowski | Bayern (GER) | 2 | 20 | 40 |
Ronaldo | Juventus (ITA) | 2 | 15 | 30 |
Salah | Liverpool (ENG) | 2 | 13 | 26 |
Dia | Reims (FRA) | 2 | 12 | 24 |
Haaland | Dortmund (GER) | 2 | 12 | 24 |
Lukaku | Inter (ITA) | 2 | 12 | 24 |
Son | Tottenham (ENG) | 2 | 12 | 24 |
Mbappé | PSG (FRA) | 2 | 12 | 24 |
Immobile | Lazio (ITA) | 2 | 11 | 22 |
Messi | Barcelona (SPA) | 2 | 11 | 22 |
Fernandes | Manchester United (ENG) | 2 | 11 | 22 |
Calvert-Lewin | Everton (ENG) | 2 | 11 | 22 |
Vardy | Leicester (ENG) | 2 | 11 | 22 |
Depay | Lyon (FRA) | 2 | 11 | 22 |
André Silva | Eintracht (GER) | 2 | 11 | 22 |