Blogerja Sara Hoxha, e cila është edhe partnerja e këngëtarit të njohur shqiptar, Ledri Vula është kthyer në një nga personazhet më IN dhe më të përfolur të momentit.

Sara është një nga konkurrentet e spektaklit të kërcimit “Dancing With The Stars” në Top Channel, teksa puntata e kaluar ka qenë mjaft speciale për të.

Kjo pasi koreografia e mbrëmjes së kaluar ishte krijuar mbi këngën e partnerit të saj, Ledri Vula, “Shko”, kënga fituese e festivalit “Top Fest 2015”.

Pas performancës së saj, Sara u shpreh se ndihej shumë e emocionuar dhe e lumtur me kërcimin, ndërsa ia dedikoi këtë natë Ledrit, partnerit të saj në jetë.

“Për mua është shumë e veçantë të performoj këngën e Ledrit. Këtë natë dua t’ia përkushtoj Ledrit” – tha Sara Hoxha në spektaklin “Dancing With The Stars”, duke na i bërë sytë zemra të gjithëve.