Ish-banorja e ‘Big Brother VIP’, Beniada Nishani, e bere e famshme pikerisht prej nder reality show me te ndjekur ne Shqiperi dhe jashte vendit aty ku jetojne emigrante shqiptarë, eshte super aktive ne rrjetet sociale. Se fundmi ajo ka zbuluar se ka marrë 5 gjoba nga policia pasi e ka parkuar makinën në një vend ku nuk lejohet.
Përmes disa videove në Instastory, ajo u ka bërë thirrje efektivëve të policisë që të mos i vendosin me gjoba, duke shtuar se makina e saj është e vogël dhe nuk bezdis njeri, te pakten per aty ku parkohet…
“Doja të jepja një mesazh për të gjithë policët e Tiranës. Do vendos foton e targës së makinës time në Instagram, ju lutem shumë mos më vendosni më gjobë. Kam marrë katër gjoba dhe i kam paguar të gjitha.
Na keni vënë një tjetër gjobë, te një vend që makina e di se nuk lejohej, por nuk jepte bezdi se aty përpara kishte makina të tjera që jepnin bezdi. E imja është e vockël dhe nuk jep bezdi.
Nuk kam vend ku ta fus këtu te shtëpia, nuk kam garazh. Ju lutem mos më vini më gjoba. Faleminderit. Ngela duke marrë gjoba”, thotë Beniada duke mbyllur videon e saj. Nje kerkese e cuditshme kjo e ish-banores se Big Brother Vip duke qene se shkelja e ligjit eshte shkelje…
Beniada Nishani (Jakic) ishte një konkurentet më të spikatura të “Big Brother VIP”. Ajo i ka bërë të gjithë për vete me tipin e saj lozonjar dhe të folurën me vështirësi në gjuhën shqipe.