Ashtu si nëna e tij, ish Princi i Uellsit gjithashtu ka një ritual të rreptë që e ndjek për të kaluar ditën: ish-zëdhënësi i tij i shtypit ka treguar me të vërtetë se ai nuk ha drekën, por merr një pushim në orën 17:00 për të ngrënë një sanduiç, përpara se të punojë në mesnatë.

Megjithëse Mbreti i ri është i njohur për vlerësimin e gjërave më të bukura në jetë, ai mund të jetë i shqetësuar për gjithçka, nga hekurosja e lidhëseve të këpucëve deri tek kërkesat shtesë për mënyrën sesi preferon ujin e banjës.

Për këtë arsye, sipas ish-pjesëtarëve të stafit mbretëror në rezidencën e tij Clarence House, mbreti Charles III është mbiquajtur “princi i llastuar” në të kaluarën ose “princi i përkëdhelur”.

Ish-shërbyesi i Princeshës Diana, Paul Burrell, zbuloi në dokumentarin e Amazon Prime Serving the Royals: Inside the Firm: “Pizhamet e tij hekurosen çdo mëngjes, lidhëset e këpucëve hekurosen, kapaku i tualetit duhet të jetë në një pozicion të caktuar dhe temperatura e ujit duhet të jetë e vakët”, zbuloi zoti Burrell.

Ai gjithashtu shtoi se Charles “madje i bën shërbëtorët e tij të shtrydhin një centimetër pastë dhëmbësh në furçën e dhëmbëve të tij çdo mëngjes”. Krahas temperaturave specifike për banjën, sipas zotit Burrell Mbreti kërkon që vaska të jetë “vetëm gjysmë e mbushur”.

Sa i përket mëngjesit, Charles III preferon ta fillojë ditën me fruta dhe drithëra, sesa me një mëngjes anglez. Shefi i kuzhinës Graham Newbould, një ish-pjesëtar i stafit mbretëror, tha se ai merr me vete “kutinë e mëngjesit” luksoz kudo që shkon.

Ai tha: “Princi Charles ka një opsion më të shëndetshëm. Ka bukë të bërë vetë, një tas me fruta të freskëta dhe lëngje frutash të freskëta. Kudo që shkon Princi në botë, kutia e mëngjesit e shoqëron atë.

“Ai ka gjashtë lloje të ndryshme mjalti, disa muesli të veçantë, frutat e tij të thata dhe çdo gjë që është pak e veçantë për të cilën ai është pak i shqetësuar”.

Edhe kur ishte princ, Charles kishte kërkesa shumë të rrepta udhëtimi, të cilat u zbuluan në një libër të botuar në fillim të këtij viti, në të cilin thuhet se monarku mban me vete ndenjësen e tualetit dhe letrën higjienike gjatë udhëtimeve.

Gazetarja Tina Brown, e cila ishte shoqe e mirë me Princeshën Diana, foli me më shumë se 120 të brendshëm dhe burime për librin e saj The Palace Papers.

Ajo përshkroi se si Mbreti i ri do të dërgonte një furgon me sendet e tij në shtëpitë e miqve të tij një ditë para qëndrimit të tij për të shkarkuar “krevatin e tij, mobiliet dhe madje edhe fotot e tij”.