Milan mori vendimin për të shitur Milos Kerkez në verë dhe lojtari gjithashtu shtyu për një aventurë të re diku tjetër. Calciomercato.com kujton se si Kerkez u largua nga Milani pothuajse në anonimitet gjatë verës me ndjenjën se nuk kishte arritur të vazhdonte me pritshmëritë e ngritura ndaj tij, dhe ai zgjodhi të fillonte nga e para në Eredivisie me AZ Alkmaar.

Tani, ai ka bërë debutimin per ekipin e tij kombëtar të Hungarisë, që do të thotë se vendimi i mbrojtësit të majtë për t’u larguar nga një prej klubeve më prestigjioze dhe më të rëndësishme në Evropë për të gjetur më shumë kohë për lojë diku tjetër deri më tani ka dhënë rezultat.

Kerkez po shkëlqen në Holandë dhe mori thirrjen nga Hungaria e Marco Rossi, e cila është kundërshtari i Italisë nesër për një vend në finalen e katërt të radhës të Ligës së Kombeve. Në 15 ndeshjet e tij të para me Alkmaar, Kerkez tashmë ka shënuar një gol dhe ka dhënë 5 asistime.

AZ është i pamposhtur dhe i treti në renditje menjëherë pas kryesuesit PSV dhe kjo ka ndihmuar në rritjen eksponenciale të Kerkez në nivel individual. Pra, pse u lejua të largohej nga Milani?

Besimi midis drejtuesve të kuqezinjve ishte se ekzistonte potenciali për të vazhduar rrugën e tij të rritjes në një mënyrë pozitive, por pritshmëritë e lojtarit ishin të ndryshme dhe synonin një promovim të shpejtë në ekipin e parë.

Është një garanci që Milani nuk mund t’i jepte/ Megjithatë, ajo që dukej në majë të peshores ishte nënshkrimi i Fode Ballo-Touré për rolin e zëvendësit të Theo Hernandez verën e kaluar, gjë që bëri që Kerkez të kerkonte një shitje.

“Prisja të kisha një shans sepse po bëja më mirë se çdo mbrojtës i Primavera-s. Milani është padyshim një klub i madh dhe nuk është e lehtë si i ri të kesh një shans atje. Por unë mendoj se me paraqitjet e mia dhe atë që kam bërë ndoshta e kam merituar një shans”, tha ai së fundmi për Scouted Football.

Më pas ai u transferua në AZ janarin e kaluar për 2 milionë euro plus bonuse, për të nisur një rrugë të re që sot po prodhon rezultatet që mund t’i bëjnë Maldini dhe Massara të pendohen…