Kur të troket fati në derë, thjesht hapi derën e lëre të futet brenda! Kështu thotë një fjalë e vjetër popullore.
Por fatin duhet edhe ta kërkosh. E mesa duket, kështu ka bërë edhe një grua nga Maryland, e cila fitoi 50 mijë dollarë thjesht se përdori numrin e vjetër të targës së saj të makinës në shortin e llotarisë ‘Maryland’s Pick 5’.
Vetëm 1 dollarë pagoi kjo zonjë, e cila vendosi të provonte fatin përmes një bilete llotarie që e bleu në një ‘Food Stop’ në Baltimore.
Fillimisht, ajo nuk arriti ta besojë që kishte arritur të fitonte llotarinë, por pasi e kontrolloi dy herë, mori menjëherë të ëmën në telefon dhe i tha që kishte fituar 50 mijë dollarë.
Vërtetë një ‘telebingo’ për 43 vjeçaren, të cilën e ndihmoi një numër targe makine, rastësisht. Ajo ka deklaruar se do t’i përdorë paratë për të rregulluar makinën e saj dhe për të paguar disa fatura.