Rreziku për të pësuar infarkt është rritur shumë vitet e fundit. Kjo lidhet me shumë faktorë, teksa një nga kryesorët është sigurisht ushqimi që konsumojmë, por edhe mungesa e aktivitetit fizik.

Sipas disa hulumtimeve, studiuesit pohojnë se sa më shumë luleshtrydhe dhe boronica të konsumoni, aq më pak do të jemi të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës. Nëse i hamë rregullisht këto fruta, kjo është një mundësi shumë e mirë për të shmangur edhe infarktet.

Arsyeja se pse këto fruta i mbajnë sëmundjet e zemrës larg ka të bëjë me nivelin e lartë të flavonoideve që gjenden te to, e që janë të dobishme në luftën kundër bllokimit të artereve.

Flavonoidet kanë veçori antioksidante që gjenden te bimët, çaji dhe vera e kuqe e që na ndihmojnë të mbajmë sëmundjet e zemrës larg, tensionin dhe disa lloje të kancerit.