Shumica e njerëzve parapëlqejnë që pushimet e verës t’i kalojnë në plazh, të marrin rreze dielli e të shijojnë ujin e detit. Dhe sigurisht, të gjithë ata që duan plazhin, duan edhe të tregojnë format e tyre më të mira.

Por për t’u dukur sa më mirë, normalisht që nuk duhet të konsumoni ushqime me shumë kalori. Këtu mund t’ju vijnë në ndihmë perimet. Ju mund të konsumoni disa prej tyre në sasi relativisht të mëdha dhe sërish do të shikoni se pesha juaj do të jetë e njëjta.

Por cilat perime janë ato që kanë më pak kalori?

Vendin e parë e mbajnë marulet, me 4.6 kalori për 100 gram.

Në vendin e dytë vijnë kungujt, që i përkasin familjes cucurbitaceae, ashtu sikurse edhe kastraveci. Për 100 gram kunguj, ju do të merrni vetëm 16.5 kalori. Një perimë sa e shijshme, aq edhe e shëndetshme.

Domatet hyjnë gjithashtu te perimet që mund t’i konsumoni dhe mos të shtoni në peshë. Me vetëm 18,4 kalori për 100 gram domate, kjo e bën një nga perimet më të preferuara jo vetëm të stinës së verës, por edhe të dimrit.

Speci jeshil është një ndër perimet më të shijshme, sidomos kur është bio. Për 100 gramë speca, ju do të merrni 19,6 kalori. Konsumojeni pa frikë këtë perime.

Bizelet gjithashtu janë perimet që nuk ju shëndoshin. Mund t’i kombinoni me shumë ushqime të tjera, teksa për 100 gramë bizele, do të merrni vetëm 30,1 kalori.