Kryesisht gjatë stinës së verës, të gjithë ne priremi të qëndrojmë vonë dhe të hamë ushqim pak para gjumit edhe nëse kemi ngrënë një herë darkë. Por, kujdesja për trupin dhe shëndetin e mirë është e domosdoshme për të gjithë ne, sado që bëhet shumë e vështirë kur ushqimi përpara gjumit mund të jetë shumë i shijshëm.

Por, në fakt ka një listë ushqimesh që mund t’i hani edhe në orët e vona pa u penduar, teksa futen në listën e ushqimeve të shëndetshme.

Mund të konsumoni kos grek, pasi është plot me lëndë ushqyese dhe proteina që nxit humbjen e peshës.

Gjithashtu, mund të hani kokoshka, pasi një filxhan kokoshka përmban vetëm 31 kalori. Kokoshkat janë plot me fibra dhe antioksidues që kanë një efekt pozitiv në shëndet.

Mishi i gjelit të detit është një tjetër ushqim që mund të konsumoni pasi përmban shumë pak yndyrë dhe shumë proteina, si edhe hekur, zink, fosfor, kalium dhe vitaminë B.

Kastraveci futet ndër ushqimet më të shëndetshme, që mund ta konsumoni në çdo kohë të ditës. Ato përmbajnë 95% ujë, një sasi të madhe të vitaminave C dhe K, kalium, bakër dhe mangan.

Molla rrit imunitetin dhe ul oreksin. Mollët janë të pasura me fibra, kalium dhe vitaminë C dhe kanë një efekt qetësues, i cili është ideal për të arritur një gjumë cilësor.

Karota përmban sasi të mëdha beta-karoten, fibra, vitaminë K, kalium dhe antioksidues ndërsa ndikon edhe në rënien në peshë, pasi ul nivelin e kolesterolit.

Banania stimulon shëndetin e sistemit nervor, parandalon zhvillimin e diabetit dhe depresionit dhe mbron nga sëmundje të ndryshme.