Për të siguruar funksionimin e duhur dhe të shëndetshëm të sistemit tonë imunitar, ne duhet të mbajmë një dietë të ekuilibruar dhe të mbajmë trupin tonë aktiv dhe të sigurohemi që të pushojmë mjaftueshëm. Nëse nuk arrijmë të bëjmë një nga këto gjëra, atëherë kjo mund të çojë në një sistem të dobët imunitar, duke u prekur lehtësisht nga gripi.

Por, çfarë duhet të bëni nëse keni një sistem të dobët imunitar? Sipas asaj që thonë ekspertët, kur jeni të sëmurë duhet të hani disa ushqime që mund t’ju ndihmojnë të shëroheni më shpejt. Këto ushqime kanë fuqinë për të rinovuar menjëherë trupin tuaj dhe për ta ndihmuar atë të luftojë mikrobet.

Fruta dhe perime – Hani sa më shumë fruta dhe perime, veçanërisht kur jeni të sëmurë, pasi kjo do t’ju ndihmojë të shëroheni më shpejt.

Agrumet (Portokall, manderina, limon)- Një lloj vitamine që duhet të keni gjithmonë në magazinë kur jeni të sëmurë, është vitamina C. Antioksidantët në ushqimet e pasura me vitaminë C e mbajnë sistemin imunitar të fortë.

Çaji jeshil – Edhe pse nuk ësnjë ushqim, por pirja e çajit jeshil mund të ndihmojë shëndetin tuaj të përgjithshëm, veçanërisht gjatë sezonit të gripit.

Kosi grek – Kosi grek është gjithashtu shumë i mirë për të forcuar imunitetin tuaj dhe është i pasur me probiotikë të cilët gjithashtu ndihmojnë në shëndetin e zorrëve kur jeni të sëmurë.