Kevin-Prince Boateng është martuar me të dashurën e tij modele italiane, Valentina Fradegrada në metaverse. Ylli i Hertha Berlin, i cili është në lidhje me Valentinën që nga tetori i vitit 2021, u martua me të dashurën e tij të shtunën në Siena të Italisë.

Në fotot e publikuara në Instagram, dyshja shihet e lumtur duke festuar momentin teksa bëhen burrë e grua. Boateng bëhet personi i parë që zhvillon një dasmë në një formë realiteti virtual.

Miqtë dhe familjarët iu bashkuan ceremonisë virtualisht, me një ftesë të dorëzuar në NFT, e cila kushtoi 50 euro.

Kevin-Prince Boateng i dha fund martesës së tij me ish-bashkëshorten Melissa Satta në vitin 2021 dhe kanë një fëmijë së bashku, Maddox Boateng. 35-vjeçari e kaloi sezonin e kaluar në skuadrën e Bundesliga-s Hertha Berlin, duke i ndihmuar ata të mbijetojnë për një tjetër sezon.

Ai pritet ta zgjasë kontratën me klubin. Më herët, Sports Brief raportoi se mesfushori i ka propozuar të dashurës së tij, Valentina Fradegrada, me një ekran ekstravagant me drita.

Ganezi është i njohur për talentin dhe aftësitë e tij në fushë,  dhe tregoi se është po aq i talentuar edhe në jetën e tij personale. 35-vjeçari u ul në një gju për t’i kërkuar të dashurës së tij të habitur të martohej me të, dhe ajo tha po.