Presidenti i arteve marciale mikse Dana White nuk ka vendosur ende t’i heqë titullin kampion bote të peshës së lehtë rusit Khabib Nurmagomedov (29 fitore, 0 humbje). Ata patën një takim pak ditë më parë në Abu Dhabi dhe kryeu i UFC-së tha se Khabib mund të rikthehet në rast se rivalët e tij ofrojnë diçka spektakolare ditët në vijim.

Gjithsesi, vetë rusi ka përgënjeshtruar gjithçka dhe përmes një interviste për mediat ruse ka dhënë një tjetër version të takimit me White: “Në këtë sport kam fituar thuajse gjithçka dhe për momentin nuk ka asnjë sportist ndaj të cilit kam dëshirë të dueloj. Më vjen keq që njerëzit nuk arrijnë të kuptojnë këndvështrimin tim”.

Unë stërvitem për kënaqësine time dhe nuk shoh ndonjë të ardhme në kafaz. Me Dana White kemi diskutuar për projektet e mia në UFC dhe nuk folëm për duele, pasi ato nuk janë në planet e mia. Unë nuk do të bëj asgjë që do të zhgënjente nënën time. Për të ardhmen e afërt nuk kam asnjë plan për të dueluar”, tha Khabib.