Vëllai i Madh i dha mundësinë mbrëmjen e sotme Kiara Titos që të hapte ‘Kutinë e Pandorës’, që veç një surprizë të bukur për të, përmban edhe një zarf të zi me lajm të hidhur për të tjerët. Kështu, moderatorja, edhe pse fillimisht ngurroi të hapte Kutinë e Pandorës, vendosi ta hapë.

Kështu, lajmi i mirë për Kiarën ishte udhëtimi çift në Maldive, pas eksperiencës në Big Brother VIP. Një dëshirë që Kiara Tito e kishte shprehur edhe më parë, e tashmë Vëllai i Madh vendosi t’ia plotësojë. Sakaq, pas lajmit të mirë, ka edhe një zarf të zi.

Por mesa duket, edhe zarfi i zi kishte një lajm pozitiv për Kiarën. Ajo kishte mundësinë që të dërgonte në televotim tre prej banorëve, veç të rinjve dhe dy konkurrentëve të preferuar, që janë Luizi dhe Armaldo.

E kështu, ajo nuk ngurroi në përgjigjen e saj, por vendosi që të dërgonte në televotim Olta Gixharin, Tea Trifonin dhe Dea Mishelin. Një zgjedhje që ajo e konsideroi si të natyrshme, ndërsa tha se nuk kishte asgjë me Tean dhe Dean, por me Oltën.