Kiara Tito u shpreh se Olta Gixhar ka vijuar me ofendimet ndaj saj, edhe pse ajo nuk i ka bërë asnjë gjë. Efi i tha Kiarës se ajo nuk e ka personale me të, por e ka të gjithën me Luizin, dhe për të ‘sulmuar’ atë, të ofendon ty.

Efi e cilësoi Oltën si manipuluese. Sipas saj, në çdo situatë që krijohet, Olta të bën të dalësh nga vetja dhe të ngresh zërin.

Kiara tha se Olta bie në kontraditë me fjalët e saj. Në mesditë sipas Kiarës, Olta tha se të qash tregon forcë dhe jo dobësi, ndërsa kur qau Kiara në ditën e gjyqit që iu bë Luizit, Olta i ka thënë asaj se është e dobët dhe nuk e përballon fare presionin.

Efi u shpreh se ajo i manipulon situatat siç don vetë dhe se gjithmonë kapet me tonin e lartë të zërit, në momentin që zhvillohet një debat.