Një tjetër diskutim ndodhi mes Kiara Titos dhe Luizit ditën e sotme. Kiara i tha Luizit që nuk ka pse mërzitet, për faktin që ajo nuk e përqafoi kur doli në oborr.
Sipas Luizit, ai nuk është i mërzitur, thjesht po qëndron i vrenjtur për shkak se i bie dielli tek sytë.
Duke folur me ironi, Luizi i tha Kiarës që të mos merret me të, por të përgatitet për moderimin e spektaklit të sotëm ‘Talent Show’.
Këtë javë, janë në nominim Luizi, Efi, Armaldo dhe Xhonatani, që do të mësojnë fatin e tyre ditën e shtunë, gjatë emisionit Prime.