Gjatë mbrëmjes së të enjtes, Vëllai i Madh ka organizuar një Pyjama Party për të gjitha vajzat e shtëpisë. Të veshura të gjitha njësoj, vajzat kanë shkuar në ambientin e krijuar vetëm për to, ku nuk ka munguar as pija e sigurisht as muzika.
Gjatë kësaj nate, ndërsa po kërcenin dhe po bënin qejf, Kiara Tito ka habitur me kërkesën e saj. Teksa në sfond ishte një këngë e ish-partnerit të saj, Butrint Imeri, e disa nga vajzat po e këndonin e kërcenin, ajo ka kërkuar që ta heqin, me motivacionin se kjo ishte një këngë e vjetër.
“Ndërroje, ndërroje, është e vjetër”, dëgjohet Kiara të thotë, ku më pas shton që të vendosin një këngë tjetër. Kujtojmë se kur u eliminua nga shtëpia e “Big Brother VIP2”, Kiara dha një intervistë për “Fan Club” dhe u pyet në lidhje me Butrintin. Ajo vendosi që të mos fliste fare për të, duke qenë se tashmë ajo është një lidhje e vjetër dhe e harruar.
Kiara Tito është kthyer pa diskutim në një nga personazhet më të komentuar të këtij edicioni të dytë të Big Brother VIP 2. Me ri-hyrjen e saj në shtëpi, ajo ka vendosur të sillet më ftohtë me banorët e tjerë, gjë që nuk i ka pëlqyer ndjekësve, të cilët e kanë bojkotuar në rrjete sociale.