Luizi dhe Kiara janë një nga çiftet më të përfolur të momentit në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pavarësisht se Luizi ka thënë gjithmonë se nëse Kiara do të dalë nga shtëpia, ai do të largohet menjëherë fill pas saj.

Mirëpo, duket se në ndryshim nga Luizi, Kiara nuk do të vepronte në të njëjtën mënyrë. E pyetur nga Olta se çfarë do të bënte nëse partneri i saj do të dilte përpara asaj nga shtëpia e Big Brother, ajo është shprehur se nuk do ta linte në gjysmë rrugêtimin e saj, por do ta vijonte.

Moderatorja u shpreh se ka dëshirë të vijojë qëndrimin e saj në shtëpi dhe se kur nuk e arrin një qëllim që i vë vetes, ajo bëhet shumë keq. Ndër të tjera, ajo shtoi se fakti që ajo rri në qetësinë e saj ndonjëherë, nuk e bën atë lojtare të dobët. Ajo shtoi se është “Bricjap” në horoskop dhe se shenjat si ajo nuk heqin dorë kollaj.

Olta: E zëmë se Luizi thotë nuk mundem dot, ça do bësh ti?

Armaldo: Do rrijë moj, ça do bëjë

Olta: E zëmë se ai thotë nuk do rri më, kalojnë 100 ditë dhe ikën

Kiara: Do rri

Olta: Bravo

Armaldo: Ku rri dot jashtë ai pa këtë

Olta: Rri ai, si s’rrika

Armaldo: Kjo do rrijë deri në fund, është shoqe e Deas

Kiara: Do rri unë do rri, po lëre ça dukem kshu e urtë ndonjëherë. Jam bricjap unë