Kim Kardashian, ylli televiziv amerikan, gjatë një darke në Australi ka paguar një faturë me vlerë 576 dollarë.

Ajo, së bashku me partnerin e saj, Pete Davidson kishin dalë për darkë në një restorant italian në Australi.

Vlerën e darkës e ka zbuluar kamarieri i restorantit, i cili ka treguar edhe se çfarë kishin porositur ata për darkë. Në rrjetet e tij sociale, ai ka publikuar faturën me vlerën e majme, teksa shkroi se edhe bakshishi i lënë ishte i majmë.

Kardashian kishte porositur disa pica, sallata dhe pjata peshku ndërsa për ëmbëlsirë, tortë me çokollatë dhe pica me Nutella.

Në total ajo pagoi 576 dollarë, por kjo nuk i ka bërë përshtypje modeles së njohur që është njëkohësisht edhe një businessëoman shumë e mirë. Përveç çiftit, darkë konsumuan edhe shoqëruesit e saj.