Kim Kardashian nuk është më femra më e re miliardere në botë, pasi pak ditë më parë, fronin ia mori këngëetarja e njohur, Rihanna.

Megjithatë, Kim mbetet një nga femrat më të suksesshme në botë dhe së fundmi , ka dhënë një intervistë për revistën “Allure”, ku ndër të tjera ka treguar dhe çfarë nuk pëlqen në trupin e saj.

“I urrej duart e mia. Ato janë të rrudhura dhe të rënda”, tha Kim. “Por unë kam jetuar jetën dhe kam ndryshuar kaq shumë pelena me këto duar dhe i kam përqafuar fëmijët e mi me këto duar, kështu që jam mirë me to”, shtoi ajo.

Kim foli edhe për procedurat kozmetike duke mohuar të ketë bërë ndonjëherë mbushës të buzëve apo faqeve. “Asnjë mbushës. Asnjëherë nuk e kam mbushur asgjë, kurrë”, përfundoi Kim Kardashian.

Kujtojmë se Kardashian është një prej vajzave të familjes së Chris Kardashian, që janë shumë të famshme. Kourtney, Khloe, Kim, Kylie Jenner janë disa nga femrat më të suksesshme në Amerikë.