Kim Kardashian i ka shokuar fansat e saj, duke zbuluar përqindjen e dhjamit së saj në trup, mes pretendimeve se ajo është dobësuar shumë dhe ka marrë shumë dietë.

Ylli i televizionit zbuloi në muajin maj se kishte mbajtur një dietë intensive për të humbur peshë të madhe, për të qenë gati për “Met Gala”.

Kim shkoi në profilin e saj në Instagram se ka bërë një skanim, për të qetësuar fansat e saj. Skanimi përfshinte matje të përqindjes së yndyrës së saj trupore, të cilën ajo ua zbuloi fansave.

Kim fotografoi një ekran që tregonte se trupi i saj është 18.8% yndyrë trupore dhe konsiderohet në “kategoria atletike”. Gjithashtu, ajo tregoi edhe rezultatet e testit të densitetit të kockave, duke u mburrur me fansat.

Ajo fotografoi sërish ekranin për një Story në Instagram, duke shtuar një mbishkrim: “A e dëgjoni këtë?!?!!!! Kockat e mia janë më të forta se 93-97% e njerëzve.”

Ky zbulim, vjen mes shqetësimit të fansave për nënën e katër fëmijëve, teksa ajo vazhdon të dobësohet. Ajo dhe motra e saj Khloe Kardashian janë të njohura për dokumentimin e stërvitjeve të tyre intensive në internet.