Gazetarja dhe prezantuesja e njohur amerikane, Megyn Kelly, i ka quajtur motrat Kardashian si një “forcë të së keqes” që po korruptojnë shoqërinë me budalliqet e tyre të shfrenuara.

Duke folur në emisionin e saj te radios “Megyn Kelly Show”, 51-vjeçarja tha se nuk mund të shihte më gjoksin dhe të pasmet e Kim Kardashian në media.

Megyn u shpreh se Kardashians kishin nxitur një përqendrim në veten e tyre dhe ego në ndjekje të pëlqimeve dhe klikimeve në rrjete sociale.

“Unë nuk mendoj se kjo është e shëndetshme dhe kjo është arsyeja pse unë i kundërshtoj. Është kotësia e tyre e neveritshme që përhapet si zjarr në shoqërinë tonë.”, tha ajo.

“Nuk dua të shoh më kurrë një foto të Kim Kardashian. U lodha duke parë gjoksin dhe të pasmet e saj sa herë hap faqet e New York Post e Daily Mail, më vjen për të vjellë. Dhe jo vetëm atë por dhe motrat e saj, ma shpifën”.