Yjet e Hollywood-it kanë shkëlqyer në natën më të rëndësishme të vitit në eventin Met Gala të Metropolitan Museum of Art në New York City të hënën në mbrëmje.

Ylli që ka shkëlqyer më shumë ka qenë Kim Kardashian, e cila është transformuar në Marilyn Monroe për eventin e madh, duke veshur fustanin 5 milionë dollarësh që ish-legjenda e Hollywood-it e kishte veshur në 1962-shin për t’i uruar ditëlindjen presidentit John F. Kennedy.

Pas disa javësh spekulime, 41-vjeçarja miliardere është shfaqur në tapetin e kuq me veshjen ikonë dhe një ngjyrë flokësh të ngjashëm me atë të Monroe.

Gjatë ecjes në tapetin e kuq me të dashurin Pete Davidson, Kim ka zbuluar se i është dahsur të humbë 7 kile për ta veshur fustanin, duke hequr dorë nga karbohidratet dhe sheqeri për tri javë.

“Kjo është veshja e Marilyn Monroe. Është 60-vjeçare. Doja ta vishja dhe ta provoja. Kanë ardhur me roje të armatosura dhe me dorashka. E provova dhe nuk më bënte. Më është dashur të humb 7 kile. Isha e vendosur ta vishja dhe ia arrita”, ka thënë ajo në tapetin e kuq.