Një kirurg plastik i njohur kreu një seri testesh të çuditshme në TikTok për të përcaktuar nëse implantet e gjirit apo ato të vitheve janë më të forta. Dr. Anthony Youn – i cili është i vendosur në Detroit, Michigan – kreu katër prova në klipin e tij TikTok, duke arritur më shumë se 3 milionë shikime.

Në video, Dr. Youn teston forcën e dy protezave duke u përpjekur t’i shtypë ato me thembër. Asnjë nga implantet nuk është i dëmtuar. Më pas, provon t’i çajë protezat me një çekiç.

Implanti i të pasmeve me ngjyrë blu mbetet i paprekur, pavarësisht se Youn përdor të gjithë forcën e tij. Edhe implanti i gjoksit nuk pëson asnjë ndryshim. Më vonë, kirurgu përplas të dy implantet në një derë, por asnjëra nuk shpërthen.

Testi përfundimtar

Në fund të videos, kirurgu estetik kafshon protezat me dhëmbët e tij të mprehtë. Përsëri, implantet mbeten të paprekura. “Nuk mund të përshkohen as nga plumbat!”, ka qenë komentoi i një ndjekësi.

“Kim Kardashian duhet të jetë një tank në këtë pikë”, shtoi një tjetër me ironi. Ndërsa implantet kanë kaluar të gjitha testet, Dr. Youn tha me shaka se implanti i gjirit “kishte shije më të mirë” pasi e vendosi në gojë.

 

@doctoryoun

Answer @Beads It’s a question that DEMANDS an answer! Which is stronger? #breastimplant #buttimplant

♬ original sound – Anthony Youn, MD