Pasi konfirmuan se do të bëhen prindër, moderatorja Einxhel Shkira dhe Dj Dagz rrëfeyn gjatë një interviste televizive të gjitha emocionet që përjetuan.
Ata thanë se familjarët e pritën shumë mirë lajmin, teksa Einxhel shtoi se e ka pasur të vështirë t’i tregonte babait, pasi nuk e priste një fëmijë kaq shpejt.
“Isha pak e ndrojtur, sepse asnjëherë babi nuk ka kërkuar nga unë që të jem vajza që martohet e bën fëmijë. Ai nuk e ka konceptuar që do të bëhem me fëmijë kaq shpejt.
Ishte një emocion shumë i veçantë ndarja e këtij lajmi me të dhe ishte personi më I vështirë që mund tja thoja.”, tha ajo. Së fundmi, Einxhel ka publikuar disa story me momente kur ajo dhe Dagz ndodheshin në shtëpinë e Big Brother VIP.
“Muaj më parë, unë e pashë këtë foto për herë të parë, më dha një ‘vibe’ të mirë dhe thashë ‘Uhh prindër të lezetshëm’. Por kur ishte vetëm një ëndërr, kush do e dinte që ky ‘vibe’ do të bëhej realitet”, shkroi ajo.