Bashkëshortja e këngëtarit të mirënjohur, Shpat Kasapi, ka zhvilluar ditën e sotme një bisedë me ndjekësit e saj në Instagram. Njëri prej tyre, e ka pyetur bashkëshorten e Shpatit, Selvijën, nëse dëshiron të ketë fëmijë të tjerë.

Partnerja e këngëtarit është shprehur se për momentin nuk mund të përgjigjet, pasi ende po merr veten nga shtatzënia e parë.

Gjithashtu, ajo tregoi se ka pasur një shtatzëni me shumë komplikacione aq sa i ka mbetur si traumë. “Kam pasur një shtatëzani me të gjitha kompikacionet e mundshme dhe ende më ka mbetur si traumë e gjithë ajo periudhë. Nuk mund të të jap këtë përgjigje tani.

Po mundohem ta marr vetën fizikisht dhe psikologjikisht”, ka shkruar Selvija në profilin e saj në rrjetin social Instagram.

Shpat Kasapi dhe partnerja Selvija, u bënë prindër në janar të këtij viti. Çifti solli në jëtë një djalë, të cilin e quajnë Roel…