Enca Haxhia është një nga artistet më të njohura në Shqipëri, tepër e pëlqyer por edhe e komentuar nga rrjeti.

Këngëtarja shqiptare, veç këngëve të reja që sjell herë pas here, është shumë aktive për ndjekësit e saj edhe në rrjete sociale. Veç bisedave virtuale herë pas here me ta, ajo ndan edhe momente nga jeta e saj e përditshme.

Shumë shpesh, Enca vihet edhe në qendër të medias rozë, për shkak të deklaratave të saj të herë pas hershme. Së fundmi, këngëtarja ka publikuar disa foto nga ditëlindja e saj e kaluar në rrjete sociale, ku ka provokuar me një foto ku shfaqet në krahët e një mashkulli muskuloz.

Por për të mos lënë vend për dyshime, ajo sqaron që ai ishte një ‘bodyguard’ që është kujdesur për të për shkak se ajo kishte thyer këmbën. Djaloshi quhet Arbër Xhemali dhe është kampion në bodybuilding.

Me gjithë modestinë, unë gjithmonë kam qenë mbretëresha e festave të ditëlindjes. Pas në kohë, kur unë kisha kisha thyer këmbën, kështu që kisha një bodyguard që u kujdes për mua gjithë natën” – shkruan Enca në Instagram.