Dojna Mema është një nga moderatoret më të dashura në vendin tonë. Edhe pse për momentin ajo është shkëputur nga ekrani, për shkak se para një muaji solli në jetë fëmijën e saj të parë, sërish Dojna përpiqet të jetë aktive dhe sa më afër ndjekësve të saj.

Përmes rrjeteve të saj sociale, Dojna ndan thuajse çdo ditë momente nga jeta e saj e përditshme. Së fundmi, përmes një bisede në rrjete sociale me ndjekësit e saj ajo ka rrëfyer se ia ka vendosur emrin djalit 24 orë përpara se ai të lindte.

Ajo dhe Vlashent Sata vendosën ta pagëzojnë të birin me emrin Nolan Sol, duke qenë se është një emër që tingëllon bukur edhe në Shqipëri, edhe në Francë, pasi djali i tyre i ka të dyja kombësitë.

Mirëpo Dojna tregon për herë të parë se ajo dhe këngëtari kanë pasur në mendje një emër tjetër për të birin, që i ka mbetur ende pikë e dobët, por për shkak të konotacionit negativ që mund të merrte në Francë, ata i kanë vendosur emër tjetër në momentin e fundit.

‘Kjo puna e emrit ka qenë një nga gjërat më të vështira sepse duhet të gjenim një emër që të tingëllonte edhe në Shqipëri, edhe në Francë, duke qenë se Nolan Sol ka të dyja kombësitë. Që do të thotë, kur mendonim emra të veçantë shqiptarë nuk shqiptoheshin në Francë. Kur mendonim emra të bukur francezë, nuk shqiptoheshin dot në Shqipëri. Ç’është e vërteta ne kishim një emër komplet tjetër, që e kishiim zgjedhur që në muajin e tretë të shtatëzanisë, gjë që nuk ia vumë sepse ky emër ra poshtë 24 orë përpara se Nolan Sol të lindte. Shumë miq të Vlashentit atje na thanë se mund të jetë një ëmër që mund ta penalizojë sepse mund të ketë konotacion negativ në Francë. Emrin nuk do ta them, sepse sot e kësaj dite e kam pikë të dobët edhe ndoshta në një të ardhme mund të më prishet mendja dhe t’ia ve një fëmije tjetër dhe mos të më interesojë fare për Francën. Nolan Sol ka qenë një ëmër që ishte i veçantë, por edhe emër kompromisi që të shqiptohej njësoj, edhe në Shqipëri, edhe në Francë që djali mos të kishte probleme’ – tregoi përmes një video të publikuar në rrjete sociale Dojna Mema.