Kastro Zizo dhe Rozana Radi lajmëruan përmes një video në rrjetet sociale se hatërmbetjet mes tyre kanë marrë fund.

Sherri që ka nisur rreth gjashtë vite më parë, u tha se kishte nisur te “Kënga Magjike” në vitin 2016. Këtë vit që përkonte me edicionin e 18-të të këtij eventi, Rozana Radi u shpall fituese me këngën “Ma thuaj ti”.

Por së fundmi, ka folur vetë Kastro Zizo duke sqaruar të vërtetën dhe zanafillën e sherrit me Rozanën dhe nuk paska të bëjë aspak me “Kënga Magjike.”

“Nuk është se ishim zënë taman se Rozana ka disa probleme ndonjëherë si puna ime se është artiste. Ne artistët s’jemi fort…  

Ishim para 6 vitesh në një projekt të Vera Grabockës “Your Face Sounds Familiar”, që fitoi Anxhela Peristeri, mendoj me të drejtë, edhe unë nuk i dhashë pikë Rozit. Ajo e mori shumë personale dhe nuk folëm, më bëri bllok”- tha Kastro në një intervistë në “Natë me Aulonën.”

I pyetur nëse ka ndonjë personazh të njohur me të cilin nuk flet, Kastro tha: “Përgjithësisht me të gjithë flas, ndoshta me disa njerëz që nuk më kanë kuptuar në atë kohën kur isha në atë periudhën time, abuziv. Por emra s’do them.”

Kujtojmë se ishte Rozana ajo e cila postoi një video me Kastron duke konfirmuar kështu se ata i kanë dhënë fund hatërmbetjeve të tyre disavjeçare.

Pjesë nga biseda e tyre:

Rozana: Të kam bllokuar, por nuk të zhbllokoj dot. Kastro: Më hiq bllokun moj. Rozana Radi, ma hiq bllokun! Rozana: Se çfarë dolën disa lajme kam lënë drogën. E ke lënë? Kastro: Kam tre vjet që drogohem nga ndjenjat e njerëzve. Rozana: Ne s’kemi folur me Kastron, sa vite u bënë? Kastro: 5 vjet e pak…