Në mediat botërore bëri xhiro lajmi se këngëtarja kolumbiane, Shakira dhe futbollisti, Gerard Pique u ndanë pas 12 vitesh së bashku. Ishte Shakira, e cila konfirmoi spekulimet, përmes një deklarate nga agjensia e saj e komunikimit.

Ajo dhe babai i dy fëmijëve të saj janë ndarë pas nje periudhe qe i pa te afert mes tyre pasi u njohen ne videoklipin e kenges Waka-Waka, per Boterorin ne Kupen e Botes ne Afrike.

Mediat spanjolle raportuan se shkaku ishte tradhtia nga ana e futbollistit. Megjithatë, është pohuar se vendimi për lëshimin e deklaratës ishte i njëanshëm nga ana e Shakirës dhe se kjo lëvizje e befasoi mbrojtësin e Barcelonës.

Kështu deklaroi gazetari Jose Antonio Aviles, në emisionin ‘Viva la Vida’. “Dikush shumë, shumë i afërt me Pique -n më ka siguruar se nuk ka pasur asnjë pabesi nga ana e tij. Ai u befasua shumë nga ndarja dhe deklarata që Shakira i dërgoi.”, ka thënë gazetari.

Ai gjithashtu pohoi se futbollisti dhe këngëtarja kanë pasur një “marrëdhënie të hapur” vitet e fundit. “Marrëveshja e tyre ishte ‘ti bëj çfarë të duash dhe unë do të bëj çfarë të dua por të paraqitemi si çift para publikut’ shtoi Jose Antonio Aviles, duke pretenduar sërish se ka folur me burime pranë Pique.

Ata kanë dy djem nga lidhja e tyre 12-vjeçare, Milanin 10 vjeç dhe me Sashën 7 vjeç. Nuk do te kete nevoje as per gjyq dhe as per asgje, pasi cifti momentalisht kerkon vetem qetesi per ate qe po ndodh…