Shumë shqiptarë janë detyruar të largohen jashtë vendit për kushte më të mira jetesë. Një ndër to është edhe shqiptari Ismail Murrani, i cili ka emigruar drejt Britanisë së Madhe. Për shkak se nuk ka qenë i pajisur me dokumente, ai nuk e ka pasur të mundur të vijë në Shqipëri për rreth 7 vitesh.
E më në fund, pak kohë më parë, ai ka marrë dokumentat dhe ka udhëtuar drejt Shqipërisë, ku ka takuar të ëmën, së bashku me vajzën e tij. Video është shpërndarë në rrjete sociale dhe ky moment emocionues është bërë shumë viral. Së fundmi, Ismaili dhe e bija ishin të ftuar në emisionin “ABC e Mëngjesit”, ku kanë treguar të gjithë detajet e këtij çasti të veçantë, duke i përlotur të gjithë.
“Nëna është edhe me diabet dhe ishte shumë e vështirë kur më takoj mua pas 7 vitesh. Si të gjithë emigrantët, unë emigrova në Britaninë e Madhe dhe isha pa dokumenta dhe nuk kisha mundësi të takohesha. Ne nuk i treguam asgjë nënës, se donim t’ja bënim surprizë. Premë biletat, vajza i preu. Nëna pas takimit humbi ndjenjat, e mora në krahë dhe e ula te krevati. Mbas andej erdhi në vete mbas një ore”, u shpreh Ismaili.
“Në të vërtetë unë dhe vëllai im kishim shkuar edhe më përpara e kishim takuar nënën. Kjo ishte për here të parë për babin. Pamë atje që nëna nuk ndodhej në shtëpi, kishte shkuar te halla dhe xhaxhai e telefonoj dhe i tha: ‘Hajde se ka ardhur nipi, djali tjetër aty’. Edhe kur erdhi babi dhe hapi derën, ishte shumë e papritur”, tha vajza e Ismailit, Ilda.