Mbrojtësi i Milan, Simon Kjaer, ka bërë deklarata të rëndësishme në lidhje me luftën për titull në Serinë A.

“Mund të vazhdojmë kështu për dia muaj, po. Në futboll gjithçka mund të ndodhë”, ka thënë danezi për Sky Sport.

“Po rritemi, jemi një skuadër e fortë brenda dhe jashtë fushës. Besoj se mund të vazhdojmë kështu, në këtë drejtim”.

“Donnarumma? Është 21 vjeç dhe është më i forti në botë, numri një, nuk ka dyshime. Është një kënaqësi të luash me të, ai e di”.