Edicioni i parë i Big Brother VIP në Kosovë pritet të nisë këtë muaj, teksa kurioziteti për banorët VIP që do të jenë pjesë e këtij formati është i madh.

Që kur është njoftuar se ky program do të nisë edhe në Kosovë, në media janë lakuar shumë emra të njohur. Një ndër to është edhe emri i këngëtarit të njohur Ylli Limani.

Por pavarësisht dëshirës së tij për të qenë pjesë e këtij reality shoë, Ylli Limani mesa duket nuk do të jetë konkurent në këtë program.

Këtë e ka ‘konfirmuar’ edhe vetë moderatori i Big Brother, Alaudin Hamiti, i cili i ftuar në ‘Podcast me Gonxhen’ ka folur për banorët e shtëpisë më të famshme në Kosovë, e ka komentuar edhe emrin e Ylli Limanit.

“Yll Limani është një prej atyre që e adhuron këtë format. Sa herë kemi folur me Yllin, ka thënë nëse s’do të kisha koncerte, kisha ardhur. Kisha hyrë, po s’e di a më lënë të shtëpisë” – ka thënë Alaudini në ‘Podcast me Gonxhen’.