I ftuar në emisionin “Ditë e Re”, RTV ORA, ishtë trajnuesi i komunikimit në çift, Fatjon Kadillari me bashkëshorten e tij, për të diskutuar mbi marrëdhëniet në çift.

I pyetur nga moderatori Arjon Muça për fenomenin e përhapur të marrjes se lejes, Fatjoni ka thëne se është e patolerueshme dhe nuk duhet të ekzistojë në ketë formë, pasi ngjall frikë te partneri.

“Tek meshkujt në Shqipëri vihet re shpesh mentaliteti i mbyllur dhe ata janë të mendimit që bashkëshortja duhet t’i marrë leje kur të bëjë diçka, kur të pi një kafe me shoqet.

Kjo është e patolerueshme, pasi nuk duhet të ekzistoj ideja e marrjes së lejes, por e informimit. Ti duhet t’a informosh partnerin tënd , por jo t’i marrësh leje.

Kjo kërkesë do e frikësojë partneren dhe nuk do dëshiroj të komunikoj me ty. Jam i mendimit që nuk ka njerëz të këqinj, por fenomene të këqija.

Më shqetëson shumë nxitimi që kanë çiftet e reja. Kur ndërton një marrëdhënië patjetër që do ketë dhe debate, është pjesë e jetës, por duhet të kemi dashamirësinë që të gjejmë gjuhën e përbashkët për t’I zgjidhur. Nësë situate nuk është në favorin tënd për të diskutuar, merr pak kohë pushim.

Mos u nxito! Ngutja më shqetëson më tepër dhe e shoh si problem. Por dhe kërkesa e llogarisë nga ana e meshkujve ndoshta i vështirëson gjërat për femrat. Mos i kërko llogari pse nuk është pastruar sirtari dhe ka pluhur. Në vend që të kërkoni llogari, shkruajini me gisht “Te dua”, u shpreh Fatjoni.